Arsenal do Shaqirin, Wenger gati 20 milionë sterlina
Pëlqej
Arsenali është fokusuar tek mesfushori i Bayern Munchen, Xherdan Shaqiri. Tekniku francez i "Topçinjëve", Arsene Wenger, kërkon ta ketë medoemos në ekip mesfushorin shqiptar të kombëtares zvicerane dhe është gati të shpenzojë rreth 20 milionë stërlina për ta pasur në ekip.

Ka qenë tabloidi britanik "The Guardian", ai që ka bërë të ditur një lajm të tillë. Sipas tij, trajneri i Arsenal e do Xherdan Shaqirin në "Emirates Stadium" që në merkaton e janarit.

Shaqiri është një lojtar shumë i rëndësishëm për skemat e Pep Guardiolës por gjatë këtij sezoni ka luajtur shumë pak si titullar, kjo edhe për shkak të konkurrencës së fortë te bavarezët. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori