Arsenal e Liverpul pranë Manuel Vargas
Sipas sitit Firenzeviola.it, Arsenal dhe Liverpuljanë duke përgatitur ofertën e tyre për peruanin e Fiorentinës, Manuel Vargas. Mesfushori violë është nën vrojtimin e dy klubeve angleze që duan ta bëjnë për vete lojtarin që në merkaton e dimrit.

Në fillim u fol për një ofertë prej 15 milionë eurosh por ky lajm përgënjeshtrohet.Anglezët ofrojnë nga 10 deri në 12 milionë euro për peruanin.

Në Itali Vargas kërkohet nga Juventus dhe Inter, ndërsa në Francë shërbimet e lojtarit i kërkon me ngulm Lioni.

Vetë lojtari nuk ndjehet më komod në Firence dhe do kërkojë largimin që në janar. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori