Arsenal: Fitore për të hipotekuar vendin e katërt
Kapiteni i Arsenal, Robin Van Persie u ka kërkuar shokëve të skuadrës që të fitojnë sot në transfertën e vështirë të Everton për të çimentuar vendin e katërt në Premier League, vend që të çon në Champiosn League sezonin e ardhshëm.

“Topçinjtë” udhëtojnë drejt “Goodison Park” pas 5 fitoreve radhazi. Sulmuesi holandez e di që vetëm një përkushtim 100% në fushë mund të sjellë një tjetër fitore për londinezët: “Është e vështirë të luash ashtu siç të gjithë dëshirojnë. Ne duhet të jemi konstant dhe të arrijmë të fitojmë ashtu si në Liverpool, ndoshta duke luajtur edhe shëmtuar. Por, një sjellje të tillë duhet ta tregojmë dhe ndaj Evertonit, e cila mund të rezultojë një ndeshje akoma më e vështirë".

Ndërkohë që trajneri Arsene Wenger konfirmoi se nuk ka shqetësime dëmtimesh, duke rikuperuar edhe Vermalenin, i cili pësoi një goditje në kavilje gjatë ndeshjes me Newcastle. “Lajmi i mirë është rikthimi i disa lojtarëve në momentet më deçizive të sezonit”, – tha francezi. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2012, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori