Arsenal hakmerret ndaj Liverpool, siguron një vend në çerekfinalet e Carabao Cup (VIDEO)
Arsenal ka siguruar një vend në çerekfinalet e Carabao Cup pasi ka eliminuar Liverpool-in në 1/8-at e kompeticionit.

Ka qenë një hakmarrje për Topçinjtë që vinin nga një humbje 3-1 t ë pësuar në kampionat pikërisht kundër skuadrës së Klopp të hënën e kaluar.

Pasi koha e rregullt është mbyllur në barazim 0-0, kryesisht prej pritjeve të mrekullueshme të Leno-s, takimi është vendosur nga 11 metrat.

Kanë qenë londinezët që janë treguar më të saktë nga pika e bardhë, duke e fituar lotarinë e penalltive me rezultatin 5-4.
Shtuar më 01/10/2020, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori