Mesfushori i Athletic Bilbao,
Javi Martinez, është duke u kërkuar nga Arsenali. Menaxheri i Topçinjve, Arsene
Wenger, është në kërkim të një
mesfushori të ri gjatë merkatos së verës dhe e ka shndërruar në shënjestër kryesor yllin e Rennes, Yann M`Vila.
Nëse ai dështon të sigurojë marrëveshje me
francezin, "Daily Mail" shkruan se
Wenger do të përpiqet për mesfushorin bask të kombëtares spanjolle,
Javi Martinez. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2012,
ora 17:46