Arsenal, kush ikën dhe kush vjen (FOTO LAJM)

Andriy Arshavin - 90.000 euro/javë
Arsene Wenger
Për herë të parë në 16 vitet e tij në stolin e Arsenalit, Arsene Wenger ka vendosur të hapë thesin dhe të sjellë në “Emirates Stadium” të paktën dy yje sezonin e ardhshëm. Tekniku i “topçinjve”, i cili nuk fiton asnjë trofe prej 7 sezonesh, do të shfrytëzojë largimin e 8 lojtarëve në fund të sezonit për të kursyer 27.5 milionë euro.

Këto para do të shkojnë për rinovimin e Van Persie, Chamberlain apo Song, të cilët pritet të përfitojnë rroga shumë herë më të larta në kontratat e reja. Arshavin (fiton 90 mijë euro në javë), Chamackh (71.500 euro), Squilacci, Bendtner, Denilson dhe Vela (60 mijë euro në javë), do të largohen që të gjithë në merkaton e verës. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe portieri Manuel Almunia, i cili fiton 71.500 euro në javë dhe në fund të sezonit i skadon kontrata së bashku me Park Ju- Jang (47 mijë euro).

Nga të dhënat e fundit financiare të klubit rezulton se shpenzimet e pagave janë rritur me 24 milionë euro sezonin e fundit, pavarësisht largimeve të Fabregasit, Nasri dhe Clichy, 3 yje me rroga stratosferike. Arsenali kërkon të mos humbasë shërbimet e kapitenit Van Persie, ndaj pritet t’i rrisë rrogën sulmuesit hollandez nga 100 mijë euro në javë në 145 mijë. Ndër lojtarët që do të përfitojnë rritje të pagës është edhe Alex Oxlaid-Chamberlain. Talenti 18-vjeçar, i cili iu bashkua skuadrës nga Southhampton verën e shkuar, sot merr 24 mijë euro në javë, ndër pagat më të ulëta të skuadrës, edhe pse ka bërë një sezon fantastik.

Veç sigurimit të yjeve të skuadrës, menaxheri 62-vjeçar pritet të sjellë dhe fytyra të reja në Londër. Njëri prej tyre është fantazisti i Lilës, Hazard, por edhe mesfushori i Renes, M’vila. Ylli i Borusias, Gotze, është një tjetër objektiv, edhe pse 19- vjeçari gjerman rinovoi deri më 2016-ën jo më larg se dita e martë. Sa i përket Podolskit, ai është një lojtar i Arsenalit pavarësisht se Wenger këmbëngul se nuk është arritur asnjë akord me sulmuesin e Koln. Zyrtarizimi i tij është çështje ditësh. /albeu.com/

Kush ikën dhe kush vjen:

Shtuar më 29/03/2012, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori