Arsenali nuk ka arritur që të përfitojë nga forma e dobët e Manchester United dhe nga lëshimi mbrëmë i Chelseat, pasi barazimi pa
gola ndaj Djajve i lë Topçinjtë në vendin e dytë.
Manchester United ishte mysafir i Arsenalit në Emirates, ku Djajtë u paraqitën me formacionin jo më të fortë, pasi në formacion mungoi Adnan Januzaj.
Nga fillimi i takimit ishte United që dominoi dhe në fakt kishte dy-tri mundësi, por më pas ishte Arsenali që mori gjërat në dorë dhe kontrolloi takimin deri në fund.
Adnani u inkuadrua në minutën e 75-të, por kjo nuk ndikoi që United të shënojë gol.
Me këtë
barazim Arsenali mbetet në pozitën e dytë me 56 pikë, një pikë më pak se lideri Chelsea që barazoi mbrëmë.
Ndërsa United është në kuotën e 42 pikëve dhe me një fitore të mundshme të Liverpool shkon në -11 pikë nga Championsi.
Liverpool po barazon 2-2 me Fulham minuta e 78 po luhet në këto momente. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014,
ora 23:33