Arsenal me hap kampioni (VIDEO)
Arsenal vijon të mbajë kreun e Premier Leagues edhe pas javës së 13 të saj. Skuadra e Arsene Wenger triumfoi pastër 0-3 në Uells përballë Cardiff City-t, pikërisht falë golit të kapitenit të kombëtares uellsiane, Aaron Ramsey në minutën e 29 dhe 93 të takimit por që nuk u festuan prej tij, Flamini në minutën e 86.

Ndeshja ka qënë e një ritmi të kënaqshëm, me raste për të dy ekipet, por "Topçinjtë" u treguan më të kujdesshëm dhe më konkret në lojën e tyre.

Me këtë fitore Arsenal shkon në kuotën e 31 pikëve, aktualisht 7 më shumë se Liverpool, Chelsea dhe Everton që fitoi po sot 4-0 përballë Stoke City dhe 9 më shumë se Manchester City. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2013, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori