Trajneri italian,
Carlo Ancelotti po shihet si zëvendësuesi më i mirë i
Arsene Wenger ku të largohet nga Arsenali.
Carlo Ancelotti është i papunë që prej shkarkimit nga Bayern Munich dhe kështu pritet të jetë deri në fund të këtij sezoni.
Por, ai nga vera e ardhshme ka thënë se dëshiron të fillojë një aventurë të re dhe Arsenal është një mundësi reale për të.
Drejtuesit e skuadrës londineze nuk janë të kënaqur me
Arsene Wenger pas rezultateve jo të mira këtë sezon, dhe po mendojnë emërimin e Ancelottit.
Përveç italianit, në listën e Arsenalit është edhe ndihmës trajneri i Pep Guardiolas dhe ish-futbollisti i skuadrës, Mikel Arteta. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 23:36