Arsenali ka mposhtur me rezultat 3-1 rivalin londinez të
West Ham United duke arritur të rikthejë
rezultatin nga disavantazhi prej 1-0.
Të parët shënuan vendasit përmes Diame në minutën e 21-të ndërsa barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë nga Olivier Giroud.
Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 77-të pas golit të Theo Walcott, ndërsa
rezultatin e vulosi Santi Cazorla në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitore,
Arsenali arrin në 12 pikë duke u ngjitur në pozitën e pestë në Premier Ligë, ku kryeson Chelsea me shtatë pikë më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2012,
ora 22:53