Arsenal mund “djajte e kuq”
Pëlqej
Albeu.com
Francezi Samir Nasri, me 2 golat e tij i ka dhene fitoren Arsenalit perballe Mancester Junajtid, ndeshje e vlefshme per javen e 12 te Premiership.
Ashtu sic pritej, supersfida e luajtur ne “Emirejts stadium” ka dhuruar shume emocione, gjuatje te rrezikshme ne portat respektive, por ne fund kane qene topcinjte e Arsen Venger qe merituan 3 piket.

Goli i avantazhit erdhi ne minuten e 22, kur gjuatja e Nasri, e ndihmuar pak edhe nga devijimi i Neville, perfundoi ne rrjeten e Van Der Sar. Arsenal rigjen golin ne minutat e para te pjeses se dyte, autor eshte serish Nasri.

Djajte e kuq, shkojne deri tek porta, por finalizimi eshte i pasakte. Goli i vetem i tyre u shenua nga i riu Da Silva.

Pas kesaj fitoreje Arsenali ngjitet ne vendin e 3-te ne klasifikim me 23 pike, duke lene pas vetes Mancesterin e Ser Ferguson.
Shtuar më 10/11/2008, ora 01:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori