Arsenal ndjek Hummelsin
Pëlqej
Arsenali është duke monitoruar situatën e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Qendërmbrojtësi gjerman është shënjestër e Barcelonës dhe Manchester Unitedit, mirëpo tash në garë janë përfshirë edhe Topçinjtë, njofton Daily Mirror.

Trajneri i BVB, Jurgen Klopp, ka thënë se 25-vjeçari nuk do të shitet, megjithatë mediat vazhdojnë të spekulojnë se ai mund të largohet.

Një ofertë në vlerë prej 37.5 milionë eurosh do t’i bindte shefat e Dortmundit për shitjen e lojtarit.
Shtuar më 04/08/2014, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori