Arsenal në raundin e katërt të Kupës FA (VIDEO)
Jack Wilshire
Pas fitores minimale në Liberty Stadium ndaj Swansea Cityt me rezultat 1-0, Arsenali është kualifikuar në raundin e katërt të Kupës FA.

Pas takimit të parë i cili përfundoi baraz, në takimin e sotëm përcaktues, Jack Wilshire me golin e tij në minutën e 86-të i siguroi kualifikimin Arsenalit.

Në raundin e katërt, Arsenali do të përballet me Brighton & Hove Albion, i cili eliminoi Newcastle Unitedin. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2013, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori