Arsenal nuk ngopet, 30 mln sterlina për Hummels
Pëlqej
Edhe pse te Borussia Dortmund e kanë bërë të qartë se nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e Mats Hummels, Arsenali nuk heq dorë. Arsene Wenger e dëshiron me çdo kusht në "Emirates Stadium" gjermanin dhe për këtë është gati të derdhë në arkat e verdhezinjëve 30 milionë sterlina.

Gjithsesi "Topçinjtë" nuk do ta kenë të lehtë pasi në garë për mbrojtësin është dhe Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori