Arsenal nuk ngopet, kërkon edhe 3 yje të tjerë? (FOTO LAJM)

Edinson Cavani - PSG
Pëlqej
Merkatoja e verës po hyn në fazën e saj finale por Arsenali duket se nuk ka të ngopur. Pasi afroi në skuadër Alexis Sanchez, për shumën e 40 milionë eurove, "Topçinjtë" e Londrës duan të afrojnë në ekip edhe tre yje të tjerë të futbollit botëror.

Arsene Wenger kërkon përforcime në mesfushë dhe në sulm dhe sipas "Daily Express", po tentohet të sillen në skuadër Edinson Cavani, Sami Khedira dhe Marco Reus.

Sulmuesi uruguajan nuk po ndjehet mirë te PSG, gjermani nuk është më në planet e Carlo Ancelottit, ndërsa më e vështirë duket për gjermanin e Borussia Dortmund për të cilin është përfolur edhe një interesim i Bayern Munchen. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori