Arsenal ofertë rinovimi për dy yjet e ekipit
Mesut Ozil, kontrata e të cilit përfundon vitin e ardhshëm, i është ofruar një rrogë prej 280,000 eurosh për të qëndruar në Emirates.

Ozil paguhej 350,000 paund në javë. Gjermanit i është ofruar shkurtim page me këtë ofertë rinovimi nga Arsenal.

Ish ylli i Real Madridit nuk ka një ofertë serioze nga një tjetër klub i madh. Arsen Wenger tani shpreson se Ozil, 28 vjeç, i cili kushtoi 42.5million paund nga Real Madrid katër vjet më parë, do të qëndrojë me një marrëveshje të re më afatgjatë.

Wenger, i cili këtë javë nënshkroi marrëveshjen e tij të re dyvjeçare me Arsenal, po përpiqet gjithashtu të lidhë edhe më shumë vite yllin e ekipit, Aleksis Sançes.

Arsenal akoma nuk i ka bërë kilianit një ofertë për rinovim, por të gjithë në Arsenal e duan rinovimin me yllin e tyre. Lojtarë ky për të cilin kohët e fundit thuhet se po shfaq interes Bayern Munich. /albeu.com/

Shtuar më 01/06/2017, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori