Arsenal ofron 40 milionë euro për Paton
Pato
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike dje SportMediaset.com, Arsenali ofron 40 milionë euro për të marrë brazilianin e Milanit, Alexandre Pato.

Arsene Wenger, duke menduar largimin e mundshëm të Robie Van Persie, me destinacion të mundshëm Manchester United, shikon tek Pato zëvëndësuesin ideal për sulmin e topçinjëve. Oferta pritet ti bëhet Milanit gjatë merkatos së janarit.

Adriano Galiani mund të privohet nga një marrëveshje e rëndësishme në terma financiarë, pasi jemi ende në mes të sezonit dhe Antonio Kasano është jashtë duke sjellë alarmin në sulmin milanist. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori