Arsenal rigjen fitoren, Sanchez shpëton "kokën" e Wengerit (VIDEO)
Arsenali më në fund gjen fitoren duke shpëtuar Arsen Wenger nga një shkarkim i mundshëm. "Topçinjtë" fituan 2-0 ndaj Hull City-it.

Londinezët ishin disi më dominues, teksa pas një aksioni të gjatë në minutën e 34-të, Sanchez në zonë është më i shpejt se portieri Jakupovic duke e dërguar topin në rrjetë, por dhe i ndihmuar nga dora, gjë që nuk u pa nga arbitrat.

Pjesa e mbetur e ndeshjes dhuroi raste të tjera në të dyja portat, ndërkohë që në fund Arsenali fiton një penallti që kthehet në gol nga sulmuesi kilian, duke realizuar golin e 17-të në këtë sezon.

Granit Xhaka edhe në këtë ndeshje ishte i pezulluar, ndërkohë që Arsenali i tij merr përkohësisht vendin e tretë me 50 pikë sa Tottenham./albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori