Arsenal rrezikon ta humb Fabregasin
Albeu.com
Emmanuel Adebayor beson se Cesc Fabregas do ta përcjellë atë në largim nga Arsenal nëse ekipi nuk kualifikohet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Gjatë kësaj vere 22 vjeçari spekulohej me rikthim te ish klubi i tij Barcelona, edhe pse menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, vazhdimisht ka insistuar se futbollisti nuk është në shitje.

Por, Adebayor mendon ndryshe. “Mendoj se largimi i Fabregasit është i mundshëm nëse Arsenal nuk kualifikohet për në Ligën e Kampionëve”, tha përforcimi i ri i Manchester Cityt, Adebayor për tabloidin anglez Daily Mirror.

“Fabregas është futbollist shumë i mirë. Kam luajtur me Thierry Henry dhe Dennis Bergkamp, por do ta zgjedhja Fabregasin si futbollistin më të mirë me të cilin kam luajtur” theksoi ai.

“Ai ka vizion të mirë dhe një asistim i tij mund ta ndryshojë ndeshjen. Nga mosha 16 vjeç është kënaqur në Arsenal, andaj do të ishte goditje e rëndë për të nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Nëse dështojnë, atëherë besoj se ai apo ndonjë futbollist tjetër i rëndësishëm do të largohen”, përfundoi Adebayor i cili gjatë kësaj vere u largua nga Arsenal drejt Manchester Cityt.

Arsenal të martën zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve kundër gjiganti skocez Celtic.
Shtuar më 18/08/2009, ora 17:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori