Arsenal shum leht deri te fitorja ndaj Newcastle
Albeu.com
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të lehtë kundër Newcastle United në Emirates me rezultat 3-0.Topçinjtë e filluan ndeshjen me sulme të vazhdueshme drejt portës së Given, gjë që rezultoi me golin e parë nga penalltia të cilën e ekzekutoi Van Persie (18’).
Në pjesën e parë u pa edhe një gol i Arsenalit të cilin e shënoi i njëjti lojtar pa përfunduar gjysmëloja.

45 minutat e para përfunduan 2-0 për topçinjtë, apo thënë më drejtë për Van Persien i cili edhe në pjesën e dytë kërkoi golin e tretë personal për të shënuar het-trikun e parë sezonal, mirëpo kësaj nuk ia arriti derisa u zëvendësua nga Vela (63’).

Në pjesën e dytë u pa edhe një gol për Arsenalin pas një aksioni të Nasrit, Adebayrit dhe në fund Denilson e shtyn topin në rrjet (69’). Dhjetë minuta më vonë Denilson ia lëshon vendin Song Bilong.

Në minutat e fundit të ndeshjes tifozët e ardhur të Newcastle filluan të largohen nga stadiumi si shenjë revolte për paraqitjen e dobët të skuadrës së tyre.
Shtuar më 31/08/2008, ora 06:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori