Arsenal shumë pranë Benzemas
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Benzema ka qenë një objektiv afat-gjatë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Ëenger dhe shihet si një opsion idel për të zëvendësuar sulmuesin në largim, Sanchez.

Oferta e londinezëve është e vetmja e pranuar për Benzeman këtë muaj, por thuhet se ende nuk e përmbushin vlerësimin prej 60 milionë eurosh të presidentit Florentino Perez.

Zinedine Zidane këmbëngul se Benzema është një lojtar i nevojshëm. Por përkundër përkrahjes së Zidanes, Benzema vazhdon të kritikohet nga tifozët këtë sezon./albeu.com/

Shtuar më 16/01/2018, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori