Arsenali barazon, Ramsey "skuqet" (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali ka nxjerrë vetëm një barazim pa gola në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve.

Topçinjtë bënë një lojë të hapur duke sulmuar vazhdimisht portën kundërshtare. Wenger nxori të vetëm në sulm Olivier Giroud, që u mbështet nga katërshja e mesfushës Santi Cazorla, Jack Wilshere, Aaron Ramsey dhe Alexis Sachez, të cilët vazhdimisht krijuar raste shënimi, por pa i realizuar ato.

Në anën tjetër, edhe skuadra turke pati raste të mira shënimi për të dalë fituese nga takimi. Turqit madje luajtën me një lojtar më shumë, pas përjashtimit të Aaron Ramsey nga loja me kartonin e dytë të kuq, kur kishin mbetur edhe 12 minuta lojë.

Barazoni i shkon për shtati Arsenalit, që ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë në Emirates pas dy jave, dhe ku do të kërkojë fitore.
Shtuar më 19/08/2014, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori