Arsenali bëhet pishman për largimin e Ramsey
Raul Sanllehi, drejtuesi i Arsenalit, i pyetur në lidhje me largimin e Aaron Ramsey, mesfushori 29-vjeçar që u transferua nga Londra në Torino, te Juventusi, me parametra zero, e ka komentuar si një gabim të "topçinjve" në strategjitë e merkatos.

Në intervistën e dhënë për "Sportmediaset", ai u shpreh: "Gabimi ishte që e lamë të mbërrinte në vitin e fundit të kontratës. Në atë pikë, pozita jonë ishte e dobët. Por, me rinovimin e tij, tavani i rrogave të klubit do të çekuilibrohej në periudhën në vazhdim".
Shtuar më 23/05/2019, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori