Arsenali "bombardon" Blackburnin (VIDEO)
Albeu.com
Arsenali ka "shkatërruar" Blackburn Roversin me rezultat të lartë prej 6-2, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në mbrëmje në Emirates. Të parët shënuan mysafirët me Steven N'Zonzi (4’), ndërsa vendasit barazuan me anë të Thomas Vermaelen (17’).
Blackburn sërish shënoi gol, me anë të David Dunn (17’), ndërsa ky gol si duket i motivoi futbollistët e Arsenalit, të cilët shënuan edhe pesë herë me rradhë.

Robin Van Persie barazoi rezultatin (33’), ndërsa më pas pasuan Andrey Arshavin (37’), Cesc Fabregas (57’), Theo Walcott (75’) dhe Niclas Bendtner (89’), duke fundosur skuadrën e Blackburnit.


Ja golat dhe momentet kryesore të ndeshjes:

Shtuar më 05/10/2009, ora 04:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori