Arsenali dështon kundrejt Benficas (VIDEO)
Topçinjtë e Londrës janë mposhtur në një ndeshje miqësore të luajtur në Portugali kundrejt ekipit të Benficas me rezultatin 2-1 edhe pse ishte në avantazh të një goli.

Arsenal vazhdon me ndeshjet e saj përgatitore dhe në ndeshjen e luajtur sot ato kanë dështuar.Van Persie i dha avantazhin Arsenalit në minutën e 34'.

Pjesa e dytë flet vetëm për ekipin Portugez pasi ato kthejnë gjithçka në favorin e tyre duke e fituar këtë takim.

Ishte Aimar ai që barazoi takimin në minutën e 50' të takimit,por nuk vonon as goli i kthimit të rezultatit pasi vetëm në minutën e 60' Nolito kthen gjithçka në favorin e Benficas. /albeu.com/

Shikoni golat:

Shtuar më 06/08/2011, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori