Arsenali dhe Manchesteri kërkojnë shqiptarin Nini
Albeu.com
Dy klubet gjigante angleze, Arsenali si dhe kampioni i Premierligës, Manchester United, kërkojnë shërbimet e talentit shqiptar me nënshtetësi greke, Sotir Nini.Në Greqi gjatë ditës së djeshme, për të parë nga afër Ninin kanë qenë edhe përfaqësues të Milanit, ndërkohë që më parë për 18-vjeçarin, që ka thyer çdo rekord futbollistik për moshën në Greqi, ishin të interesuar edhe Real Madridit dhe Chelsea.

Sipas portalit të sportives greke “GoalDay”, dy klubet e mëdha britanike do të dërgojnë skauterët e tyre për të parë me sytë e tyre magjitë e mesfushorit shqiptar, që për fat të keq ka refuzuar të luajë për Shqipërinë.

Lajmin për interesimin e Arsenalit për Ninin e kishte publikuar edhe gazeta angleze “The Guardian”. Sotir Nini ka një kontratë katërvjeçare, saktësisht deri në vitin 2012 me klubin grek Panathinaikos, që kërkon rreth 15 milionë euro për të lënë të lirë futbollistin e talentuar.
Shtuar më 30/05/2008, ora 15:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori