Arsenali fillon spastrimet, largohen dy futbollistë
Merkatoja në hyrje në Angli është mbyllur që më 8 gusht, por ajo në dalje do të jetë e hapur deri më 2 shtator, kur të mbyllet për të gjithë klubet europiane, ndaj Arsenali ka përfituar për të pastruar organikën, duke larguar dy prej lojtarëve.

I pari është mbrojtësi spanjoll Nacho Monreal, i cili lë "topçinjtë" pas 6 vitesh, ku ndër të tjera arriti të luajë 251 takime dhe rikthehet sërish në vendlindje, këtë herë me fanellën e Real Sociedadit.

Futbollisti tjetër i larguar është egjiptiani Elneny, i cili nuk arriti të shndërrohet asnjëherë në në titullar fiks dhe do të huazohet për një sezon te turqit e Besiktasit, me qëllim që të luajë rregullisht, pasi në Londër nuk gëzon besimin e Unai Emery.
Shtuar më 31/08/2019, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori