Arsenali fiton me përmbysje ndaj Leicester Cityt (VIDEO)
Pëlqej
Arsenali ka fituar me përmbysje ndaj Leicester Cityt me rezultatin 3-1 në "Emirates Stadium", ndeshje e vlefshme për javën e 9 të Premier Leagues.

Të parët në avantazh kaluan miqtë me një autogol të Hector Bellerin në minutën e 31'.

Goli i barazimit vjen në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të mesfushorit, Mesut Ozil.

Heroi i Arsenalit ishte Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi dy gola për 3 minuta (63' & 66').

Pas kësaj fitoreje Arsenali renditet në vendin e 4 me 21 pikë, ndërsa Leicester City në vendin e 11 me 12 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori