Arsenali fiton në transfertë, pothuajse i kualifikuar (VIDEO)
Arsenali ka fituar në tresfertën e luajtur kundër Crvena Zvezdas në Beograd të "Rajko Mitic".

Të dyja ekipet atën një pjesë të parë të barabartë, si me lojë, posedimin e topit, ashtu edhe rastet per gol.

Pjesa e dytë filloi më e vrullshme, ku ekipet donin të shënonin golin e avantazhit.

Në minutën e 80'-të mbrojtësi i krahut të majtë, Rodic ndëshkohet me karton të kuq, ku në një dyluftim me mesfushorin e Arsenali, Coquelin, e goditi me bërryl, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Mbas 5-ta vjen momenti i golit me një aksion të mrekullueshëm dhe sulmuesi francez Giroud me një stil si rrofeshatë e dërgon topin në rrjetë.

Me këtë fitore Arsenali renditet me 9 pikë të plota, ndërsa Crvena Zvezda në vendin e dytë me 4 pikë.

Rastet dhe golat ndiqeni në videon e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori