Arsenali futet në garë për Philip Coutinhon
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është duke ëndërruar transferimin e Philippe Coutinho në ‘Emirates Stadium’, raporton ‘Le10Sport’.

Mesfushori me tipare ofensive pritet të kthehet te Barcelona në fund të sezonit, kur kontrata për huazimin te Bayern merr fund.

Një numër i skuadrave të Premierligës po shpresojnë që ta transferojnë lojtarin në formë permanente, pasi thuhet se Barca nuk do t’i jap shans.

Chelsea, të cilët shiheshin si favoritët, thuhet të jenë tërhequr nga gara, kurse Arsenal tashmë raportohet të ketë bërë kontaktet e parë me Kia Joorabchian, agjentin e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse londinezët veriorë do të bëjnë ndonjë ofertë formale për kartonin e Coutinho.
Shtuar më 25/05/2020, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori