Arsenali i interesuar seriozisht për Dembelen, Barcelona me dy mendje
Sipas mediumit Don Balon, Arsenali ka treguar një interesim konkret për talentin e Barcelonës Ousmane Dembele.

Sven Mislintat, i cili nënshkroi me Dembelen për Borussia Dortmund, tani është përgjegjës për politikën e transferimeve të klubit. Bordi i Barçës është i ndarë në situatën e Dembeles.

Disa drejtues besojnë se ai ia vlen të vazhdojë, ndërsa të tjerët mendojnë se duhet të shesin tani përpara se vlera e tij të bjerë edhe më tej.

Ekziston dhe një mundësi shkëmbimi me Hector Bellerin dhe një shumë parash. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2018, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori