Arsenali i përgjigjet Unitedit për Sanchezin: Na jepni Martialin në vend të Sanchezit
Arsenal do të pranojë
largimin e Alexis Sanchez në drejtim të
Manchester Unitedit
Ai pritet të transferohet në
Manchester United, ku për të interesim ka shprehur tekniku portugez, Jose Mourinho, shkruan Albeu.com.
Siç raporton Evening Standard,
Arsenal do të lejojë
largimin e tij, por në këmbim dëshiron anësorin e talentuar, Anthony Martial.
Francezi është i gatshëm të largohet, pasi me ardhjen e
Sanchezit do të humbte edhe ato pak minuta që ka dhe kështu do të ruante shpresat për një vend në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018,
ora 22:23