Arsenali i rikthehet fitoreve, mposht Newcastle (VIDEO)

Arsenali ka mposhtur 1:0 Newcastlen në shtëpi, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të në Premier League.

Golin e vetëm për Arsenalin që u rikthye të fitorja në kampiont, e shënoi mesfushori turku-gjerman, Mesut Ozil, në minutën e 23’-të.

Ozil shënoi një gol mbresëlënës, i dyti këtë edicion pas tetë paraqitjeve.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në 32 pikë dhe gjendet në zonën Champions, pozitën e katërt, ndërsa Newcastle në vendin e 18-të me 15 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori