Edhe pse ndryshuan trajneri te
Arsenali nuk vërehet shumë ndryshim. "Topçinjtë" po mendojnë ta pëerforcojnë skuadrën me disa elementë të rinj gjatë afatit kalimtar të
verës.
Trajneri i Topçinjëve, Mikel Arteta, planifikon që transferimet t’i kryejë para Euro 2020, në mënyrë që vlera e futbollistëve mos të rritet pas përfundimit të kësaj ngjarjeje.
Për mesfushën,
Arsenali ka pikëtuar Orkun Kokcu, i cili luan në skuadrën e Feyenoord, ndërsa për mbrojtjën do të tentojnë nënshkrimin me Dayot Upamecano që u flit shumë edhe gjatë
verës së kaluar.
Përveç në blerje, londinezët pritet të jenë produktivë edhe në shitje. Duke e pare interesimin e Barcelonës, sulmuesi Pierre-Emeric Aubameyang e ka të ardhmën e paqartë. Sipas asaj që shkruan Daily Mail, lojtari mund të përfundojë shumë lehtë te Blaugranët.
Mbetet të shihet se sa do të jenë aktivë skuadra londineze, me merkaton që pritet të fillojë në muajin qershor ose korrik.
Shtuar më 06/02/2020,
ora 13:06