Arsenali kalon në çerekfinale të Carabao Cup (VIDEO)
Arsenali i është kthyer fitores, ku në Carabao Cup ka mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Blackpoolit.

Pjesa e parë u kontrollua shumë mirë nga Arsenali, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 33' me golin e Stephan Lischsteiner.

Arsenali e nisi shumë mirë edhe pjesën e dytë. Në minutën e 50' shënoi Emile Smith-Roëe për të dyfishuar rezultatin.

Por, pas 6 minutave, në mënyrë ende të panjohur nga ndeshja përjashtohet me karton të kuq Matteo Ghoundouzi.

Pas kësaj, Arsenali gjendet shpesh në presion të kundërshtarit dhe Blackpool shënon në minutën e 66’të më anë të O’Connor.

Por deri në fund të ndeshjes nuk pati më gola. Pas kësaj fitoreje Arsenali kalon në çerekfinale të Carabao Cup. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori