Arsenali kërkon drejtorin sportiv të Romës
Siç raporton "The Sun" Arsenali kërkon Monchin i cili aktualsiht është drejtor sportiv i Romës, shkruan Albeu.com.

Në listen është Marc Overmars, aktualisht drejtor tek Ajax, por në skenë ka dalë edhe emri i Monchit.

Klubi anglez kërkon një person që mund të planifikojë tregun e merkatos me strategji dhe këtë e plotëson Monchi.

Monchi në fakt e filloi karrierën e tij si drejtor sportiv tek Sevilla, teksa më parë kishte luajtur rolin e portierit në klubin e Liga për disa vite, dhe përvoja e tij në Spanjë ishte shumë pozitive, e karakterizuar nga njohuri të mëdha dhe shitje me fitime të konsiderueshme për arkat e Sevillas.

Pas aventurës në klubin spanjoll, ai vendosi të provojë futbollin italian, duke u bërë drejtor sportiv i Romës në prill 2017. Pas vetëm dy vitesh në Itali, tashmë sinjalet kan ardhur nga Arsenali. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori