Arsenali kualifikohet në fazën tjetër të Europa Leagues (VIDEO)
Arsenali ka mposhtur me rezultatin 3-0 BATE Borisov në “Emirates”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League.

Zakhar Volkov dërgoi topin në portën e skuadrës së tij për të zhbllokuar rezultatin në këtë takim.

Golin e dytë e shënoi mbrojtësi Shkodran Mustafi, në minutën e 39’, pas një harkimi të bukur nga këndi nga Granit Xhaka, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Arsenali nuk lejoi befasi dhe arriti të shënojë edhe golin e tretë, golin e qetësisë, që doli të jetë përfundimtar i takimit.

Kështu Arsenali kualifikohet në fazën tjetër të UEFA Europa League. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori