Arsenali më në fund gjen fitoren (VIDEO)
Arsenali ka përmbysur ndaj West Hamit duke fituar 3-1 në Olympic Stadium të Londrës.

Më në fund kemi parë një Arsenal të gjallë në pjesën e dytë, pas një tjetër pjese të parë për t’u harruar.
Ogbonna i vendasve ka shënuar golin e avantazhit pak minuta përpara pushimit, aty u mendua më e keqja.

Megjithatë, të besuarit e Ljunberg janë zgjuar në pjesën e dytë duke zhvilluar një ndeshje të denjë dhe kanë gjetur golat me Martinelli, Pepe dhe Aubameyang.

Më në fund edhe Pepe është zhbllokuar, teksa ka asistuar edhe golin e Auba-s. Me këto tri pikë Arsenali shkon në vend të 9-të të renditjes me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa West Ham është shumë pranë zonës së ftohtë.
Shtuar më 09/12/2019, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori