Arsenali mposhti Manchesterin per Wengerin
Pëlqej
Albeu.com
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka thënë se fitorja e ekipit të tij ndaj Manchester United gjatë të shtunës, ishte një fitore për Arsene Wenger.
“E bëmë këtë pasi menaxheri kishte besim të madh tek ne. Pa të, me siguri edhe pa Gallas dhe Silvestre, të tjerët nuk do të kishim raste”, ka thënë Fabregas.

“Definitivisht e dinim se do të ketë dyshime nëse jemi të aftë të fitojmë diçka nëse nuk shënonim fitore në këtë ndeshje. Por, ndonjëherë ndonjë ekip ka më shumë fat se tjetri para golit dhe ky është futbolli”, ka shtuar spanjolli.

“Treguam se mund të fitojmë kundër një ekipi të madh dhe se jemi pretendentë serioz për titullin”, ka përfunduar Fabregas.
Shtuar më 10/11/2008, ora 17:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori