Arsenali në kriz për portier ndaj Anderlechtit
Emiliano Martinez pritet të jetw nga fillimi pwr Arsenali nw ndeshjen e Champions Leagues ndaj Anderlechtit.

Daily Star bën të ditur se Martinez prite të debutojë në Champions ndaj Anderlecht të mërkurën, me zgjidhjen e parë Wojciech Szczesny që është suspenduar, dhe me David Ospina të lënduar.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e argjentinasit 22-vjeçar brenda dy vitesh dhe vetëm e treta e tij në total.

Herën e fundit kur ai luajti pwsoi pesë gola në fitoren 7-5 në League Cup ndaj Reading në tetor të vitit 2012.

Martinez ende nuk ka bërë ndeshje në Premier League.
Shtuar më 20/10/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori