Arsenali në përpjekje për të transferuar mesfushorin e Sevillas
Siç raportojnë mediat spanjolle dhe angleze, Arsenali do të ndjekë një marrëveshje për mesfushorin e Sevillas, Steven N'Zonzi këtë verë.

Të premten, në klubin e Sevillas njoftohej se mesfushori francez do të largohet nga klubi këtë verë nëse do të paguhet klauzola e lirimit prej 40 milionë euro.

Arsenali do të përpiqet të përforcojë skuadrën e tyre këtë verë dhe mesfushori francez do të jetë i hapur për një kthim në Angli.

Trajneri i ri Arsenalit, Unai Emery ishte që e solli në "Sanchez Pizjuan" ish-mesfushorin e Blackburn dhe Stoke Cityt në klub.

Thuhet se 29-vjeçari është në krye të listës së Emerys, me një qasje të parashikuar në javët e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori