Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Arsenali nuk e do në skuadër Mustafin, niset drejt Francës
Shkodran Musta është kthyer në të padëshiruar tek Arsenali.

Trajneri Unai Emery ka dalë dhe publikisht në media duke i kërkuarf që të largohet. Mbrojtësi po sheh mundësitë që i ofron tregu, por asnjë ofertë nuk është në nivelin e duhur ekonomik.

Klubi i fundit që është futur në garë për të është Monaco. Francezët duan të afrojnë një mbrojtës qendre dhe Musta ka eksperiencën e duhur për të bërë mirë në Principatë.

Trajneri Leonardo Jardim e pëlqen shumë lojtarin dhe po mundohet ta bindë të veshë fanellën e Monacos duke shfrytëzuar dhe faktin se Arsenali nuk e do.

Ditët e fundit të merkato do të jenë shumë të vrullshme për të.
Shtuar më 23/08/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori