Arsenali nuk ndalet në merkato, lodinezët tentojnë të marrin në huazim Coutinho-n
Arsenali nuk di të ndalet në këtë merkato verore. Pas blerjes së Nicolas Pepe nga Lilë për 80 milion euro, skuadra lodineze tashmë është hedhur në sulm për të transferuar Philipe Coutinhon në formë huazimi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle "Sport", Barcelona dëshiron ta shesë Coutinhon, madje thuhet se janë të gatshëm edhe që ta lejojnë largimin në formë huazimi.

Në fakt me ardhjen e Griezzmanit sulmi i Barcelonës është i mbipopulluar dhe largimi i brazilianit nga "Camp Nou" duket i pashmangshëm. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2019, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori