Arsenali ofertë Milanit për Kessie
Arsenali e ka bërë edhe një tentim tjetër për ta transferuar mesfushorin e Milanit, Franck Kessien, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Fildishiasi 23-vjeçar ka qenë i përfolur për një transferim në Premierligë që një kohë të gjatë. Tani, Corriere dello Sport raporton se Arsenali dhe Ëest Hami janë dy klubet më së shumti të interesuar për të.

Që të dyja klubet thuhet se kanë qenë të interesuara për Kessien që një kohë të gjatë dhe këtë muaj i kanë bërë ofertat e para zyrtare për Milanin.

Arsenali e do Kessien pasi që trajneri i ri Mikel Arteta është në kërkim të një mesfushori qendror më të fuqishëm. Arteta beson se një mesfushor i tillë do t’ia mundësojë Arsenalit të jetë më sfidues gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Gjiganti italian do të preferonte të mos e shiste Kessien këtë muaj, mirëpo do të jetë i gatshëm ta bëjë këtë gjë për 25 milionë euro.
Shtuar më 15/01/2020, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori