Arsenali po përgatit "revolucionin", 3 yje me "valixhe" gati

Gjatë verës në shtëpinë e Arsenalit pritet të zhvillohet një revolucion i vërtetë dhe jo vetëm te lojtarët por edhe te drejtuesit. Sipas mediave angleze, te “Topçinjtë” mund të rikthehet Arsene Wenger, këtë here jo si trajner, por si drejtues.

Gjithashtu merkato e largimeve do të jetë e “nxehtë”, pasi me shumë mundësi skuadrës do t’i thonë lamtumirë jo pak por tre lojtarë të kalibrit të lartë. Trajneri Mikel Arteta ka nxjerrmerkato futbollistë si Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil.

Largimi i tyre do të sillte të ardhura në klub, të cilat më pas do të përdoren për të afruar lojtarë të rinj të talentuar, ku dhe do të mbështetet projekti i ri i klubit dhe trajnerit.
Shtuar më 08/02/2020, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori