Arsenali ka shkatërruar
Crystal Palace me
shifrat 4-1 në "Emirates Stadium", ndeshje e vlefshme për javë e 24-të në Premier League.
Gjashtë minuta brenda ndeshjes, Granit Xhaka dhuroi një asist për Monreal i cili i kaloi vendasit në epërsi. Nuk vonoi shumë dhe Iwobi e dyfishoi epërsinë pas katër minutave.
Arsenali vazhdoi furishëm dhe në minutën e 13 realizoi për 3-0 me anë të mbrojtësit francez, Koscielny.
Pas vetëm 22 minutave lojë, Lacazette i dërgoi
shifrat në 4-0 për Arsenalin. Pjesa e dytë filloi qetë dhe nuk pati gola deri 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt kur Milivojevic shënoi golin e nderit për mysafirët.
Arsenali mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë, dy më pak se Tottenham, ndërsa
Crystal Palace bie në pozitën e 13-të me 25 pikë, katër më shumë se vendi i 18-të. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018,
ora 18:10