Arsenali provokon Napolin, poston foton e serialit Gamorra (FOTO LAJM)

Kualifikimi i Arsenal-it në gjysmëfinalet e Europa League pas fitores 1-0 të marrë në "San Paolo" falë një goli të Lacazette, ka frymëzuar klubin anglez që të postojë një mesazh aspak të pëlqyeshëm për italianët në "Twitter".

Anglezët kanë shkruar "Tutto a posto" (Gjithçka në rregull) të shoqëruar me një fotografi të trajnerit Emery dhe disa lojtarëve në një pozë të ngjashme me atë të aktorëve të serialit të famshëm italian, Gomorra.

Në vend të Gomorra, anglezët kanë shkruar "Gunnorrah", që është një përzierje mes "Gunners" dhe titullit të serialit, që në anglisht shkruhet Gomorrah.

Kanë qenë të menjëhershme reagimet nga Italia dhe polemikat duket se nuk do të ndalen në orët në vazhdim.
Shtuar më 19/04/2019, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori