Arsenali shkatërron "macet e zeza" të Januzajt (VIDEO)
Arsenali është më shumë se kurrë në luftë për titullin kampion për këtë sezon. Skuadra e Arsen Wenger shkatërroi Sunderland 1-4, duke marrë përkohësisht e vetme kreun e renditjes në Premier League.

"Topçinjtë" janë në një formë shumë të mirë teksa këtë edicion kanë vetëm 1 humbje dhe dy barazime. Protagonistë në sfidën e sotme ndaj "maceve të zeza" ishin dy bomberat Sanchez dhe Giroud.

I pari shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që francezi i dërgoi në rrjetë të dy topat e parë që mori pasi hyri në fushë në pjesën e dytë, për t'i çuar shifrat në 1-3, pasi Defoe barazoi për pak minuta shifrat, raporton Albeu.

Golin e katërt e shënoi sërish kiliani Sanchez. Granit Xhaka e shijoi këtë fitore nga stoli, ndërkohë që Mustafi si gjithmonë bëri një prezantim shumë të mirë. Në anën tjetër Januzaj hyri në 20 minutat e fundit, por me futjen e tij në fushë ekipi pësoi tri gola. /albeu.com/

Shtuar më 29/10/2016, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori