Arsenali synon transferimin e Mertensit, për të zëvendësuar yllin në largim
Arsenali po synon transferimin e yllit të Napolit, Dries
Mertens, në verën e ardhshme si një zëvendësim adekuat për
Alexis Sanchezin, i cili pritet të largohet.
Sipas Calciomercato.com dhe gazetës angleze The Mirror, anësori belg ishte tashmë një objektiv i gjigantit anglez përpara se të nënshkruante një kontratë të re në muajin maj me
Napolin.
Nëse
Alexis Sanchez largohet kur kontrata e tij me Arsenalin skadon në qershor 2018, atëherë
Mertens konsiderohet një zëvendësim ideal për kilianin.
Sanchez dëshiron të largohet nga
Arsenali
Duke u nisur si një krah, ai u ri-zbulua në moshën 28-vjeçare si një qendërsulmues i mrekullueshëm, vetëm këtë sezon duke grumbulluar shtatë gola dhe tre asistime në tetë ndeshje konkurruese për
Napolin. / albeu.com /
Shtuar më 24/09/2017,
ora 09:18