Arsenali triumfon në derbin e Londrës, Xhaka realizon supergol (VIDEO)
Merr fund makthi i rezultateve negative për Arsenalin. “Topçinjtë” e Mikel Artetës, mposhtën Çelsin në derbi me rezultatin 3-1, duke u rikthyer kështu te fitorja në kampionat, e cila mungonte prej datës 1 nëntor.

Protagonist në triumfin e sotëm ishte edhe mesfushori Granit Xhaka, i cili në minutën e 44-t, realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke u mbyllur gojën kritikëve, që kanë qenë të shumtë periudhën e fundit.

Golat e tjerë të Arsenalit i realizuan Lakazet dhe Saka në minutat 34 dhe 56. Ndërkohë që golin e vetëm për Çelsin e realizoi Abraham.

Vlen të theksohet fakti, se skuadra e Lampard humbi edhe një 11-metërsh me Zhorzhinjon në minutën 90+1. Tentativa e tij u ndal nga portieri Leno.
Shtuar më 26/12/2020, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori